Aktivitet trajnues me temë: "Raporti midis lirisë së shprehjes dhe të drejtës për jetë private dhe familjare"

Në kuadër të Programit të Formimit Vazhdues, Shkolla e Magjistraturës, organizoi më datë 25 mars 2024, aktivitetin trajnues me temë:

Raporti midis lirisë së shprehjes dhe të drejtës për jetë private dhe familjare. E drejta për t’u harruar në jurisprudencën e GJEDNJ-së dhe atë shqiptare.

 

Ekspert: Perikli Zaharia

Qëllimi i këtij trajnimi është: 

Të përgatisë pjesëmarrësit për të kuptuar dhe analizuar raportin midis lirisë së shprehjes dhe të drejtës për jetën private dhe familjare në kontekstin e jurisprudencës së Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut (GJEDNJ) dhe atë shqiptare si dhe analizën e konceptit të "së drejtës për t'u harruar" si dhe interpretimin e saj nga GJEDNJ dhe Gjykatat Shqiptare.

Gjatë këtij aktiviteti u trajtuan çështjet:

  • Kuptimi i lirisë së shprehjes;
  • Ndërhyrja në lirinë e shprehjes;
  • E drejta për respektim të jetës private;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e portaleve të lajmeve në internet (Çështja DelfiAS vs. Estonia);
  • Praktika gjyqësore e GJED-së;
  • E drejta për t’u harruar apo e drejta e fshirjes së të dhënave personale.

Në këtë trajnim morën pjesë gjyqtarë të gjykatave të shkallës së parë, gjykatës së lartë dhe prokurorive të rretheve.